Jemi duke kërkuar 2 zhvillues të mirë në JavaScript që janë të aftë me React.js. Fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i komponenteve të 'user interface' dhe implementimi i tyre duke u bazur në njohurit/praktikat më të mira në React.js.

Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i funksioneve të reja duke përdorur React.js;
  • Ndërtimi i komponentëve të ripërdorueshme dhe librarive për përdorim në të ardhmen;
  • Zhvillimi i dizajneve dhe skicave në kod të cilësisë së lartë;
  • Optimizimi i komponentave për performancë maksimale për një grup të gjerë të pajisjeve dhe shfletuesve të internetit.

Aftësitë:

  • Njohuri të mira në JavaScript, duke përfshirë manipulimin DOM;
  • Njohuri të mira mbi React.js dhe parimet bazë të tij;
  • Përvoja me rrjedha të ndryshme të punës në React.js (si Flux ose Redux);
  • Njohja e mekanizmave moderne të autorizimit siç është JSON Web Token;
  • Përvoja me mjetet e përbashkëta të zhvillimit të frontit si Babel, Webpack, NPM, etj.
  • Aftësi për t'i kuptuar kërkesat e projektit dhe për t'i përkthyer ato në kërkesa teknike;
  • Përvojë me code versioning tools (sikurse Git, SVN, etj);

Ofrojmë:

  • Një vend të punës stabil, me orar të plotë (e hënë - e premte).
  • Mundësi për të punuar nga shtëpia 1-2 ditë në jave.
  • Një ekip të vogël me shumë pasion në atë çka bën.
  • Mundësi të mira për zhvillim profesional.
  • Çasje në mbi 500 trajnime/tutoriale online.
  • Buxhet për konferenca rajonale.
  • Rrogë të mirë, > 1000 EUR (sipas eksperiencës).
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kushte të mira punës siç janë të definuara me Ligjin e punës së Kosovës.
  • Pushim me pagese për obligime fetare.
  • Snacks

Vendi:

Ornio Sh.p.k., Prishtinë ose Prizren